
Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të krijojnë një koalicion ushtarak ndërkombëtar për të ruajtur ujërat përreth Iranit dhe Jemenit.
Gjenerali Joseph Dunford dhe njëkohësisht kryetar i shefave të stafit në SHBA, tha se kërkon të sigurojë liri në lundrim në rajon, i cili garanton iteneraret kryesore tregtare. Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Iranin për sulmet ndaj disa naftëmbajtësve në maj dhe qershor. Gjenerali Dunford thotë se Uashingtoni po bisedon me një sërë vendesh që kanë dëshirë politike për të mbështetur planin.
“Me disa kontribues mund të kemi një mision të vogël. Por ne do ta zgjerojmë atë në numrin e shteteve që do të dëshirojnë të marrin pjesë”, tha Joseph Dundorf, gjeneral i SHBA.
SHBA njoftoi se do të garantojë anijet e komandos dhe kontrollit, duke drejtuar përpjekjet e survejimit. Qëllimi kryesor i këtij misioni do të jetë garantimi i sigurisë në zonë dhe shoqërimi i anijeve tregtare. Gjiri i Hormuzit dhe ai i Bab al-Mandab janë pika strategjike për lundrimin e anijeve tregtare dhe ushtarake, pasi garantojnë qasjen në Gjirin Persik dhe në Detin e Kuq. Çdo ditë rreth 4 milionë fuçi me karburant kalojnë në këtë zonë dhe shkojnë në pjesën tjetër të botës. (A2 Televizion)