Tensionet në Kosovë, Xhaçka: Partnerët të flasin njëzëri kundër kërcënimeve për dhunë ndaj Kosovës

Nga A2 CNN
1 Gusht 2022, 13:18 | Politikë
Tensionet në Kosovë, Xhaçka: Partnerët të flasin

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ka reaguar në Twitter për situatën në Kosovë, duke theksuar se “të gjithë aktorët e përfshirë në aktet destabilizuese të 24 orëve të fundit, duhet të mbajnë përgjegjësi për veprat e tyre kriminale”.

“Vendimi për shtyrjen e reciprocitetit sa i përket kalimit kufitar Kosovë-Serbi, pas konsultimeve me partnerët strategjikë SHBA dhe BE, është një akt i mirëpritur durimi dhe pjekurie nga Qeveria e Kosovës. Kosova ka çdo të drejtë të ushtrojë sovranitetin e saj mbi çdo cm katror të territorit të saj. Të gjithë aktorët e përfshirë në aktet destabilizuese të 24 orëve të fundit, duhet të mbajnë përgjegjësi për veprat e tyre kriminale. Ne qëndrojmë përkrah Kosovës dhe u bëjmë thirrje të gjithë partnerëve dhe aleatëve tanë që të flasin njëzëri, kundër retorikës në rritje dhe kërcënimeve për dhunë ndaj Kosovës”, shkruan Xhaçka në rrjetin social. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/08/01/rama-thirrje-vucicit-mos-ushqe-me-asnje-lloj-justifikimi-grupe-te-caktuara-ne-veri-te-kosoves/

A2 CNN Livestream

Latest Videos