
Tensionet në seancën e së enjtes në Kuvend, kreu i grupit të PS, Taulant Balla i lidhi me paraqitjen e djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha në ambientet e Prokurorisë së Posaçme në lidhje me tragjedinë e Gërdecit të 15 viteve më parë.
Kërkesën për mocion me debat me kryeministrin Rama për çështjen e arrestimit të zyrtarit të FBI, Taulant Balla e cilësoi në shkelje të rregullores, ndërkohë që shtoi se mazhoranca do të kërkojë në Konferencën e Kryetarëve një dënim më të gjatë për Berishën.
“Situata sot në Kuvend lidhet me një zhvillim tjetër atë të thirrjes në SPAK të Shkëlzen Berisha. Në janar të 2019 kur Sali Berisha ishte njohur me faktin se në SHBA kishte nisur procedura për ta shpallur non grata e njëjta situatë ndodhi në Kuvend, e më pas u tërhoqën nga Kuvendi. Kryetarja e Kuvendit bëri vendimmarrjen e duhur. Jemi gjendur para disa shkeljeve të rënda të rregullore se Kuvendit nga Berisha dhe deputetët e tij. Do të kërkojmë përjashtimin për shumë ditë të Berishës dhe deputetëve të tjerë. Kërkesa e tyre për mocion me debat nuk ekziston në asnjë pikë të rregullore. Kërkesa do të duhet të shqyrtohet nga Konferenca e Kryetarë, por opozita kërkon që të marrë çdo gjë me forcë. Një kurth për të hequr vëmendjen nga provat e 21 janarit, Berisha nuk do ja dalë. Çdo kërkesë që do të vijë me firmë të Sali Berishës do të rrëzohet”, tha mes të tjerash Taulant Balla. (A2 Televizion)