Arrestimi i zyrtarit të FBI, Kryemadhi: Ku janë ndërkombëtarët? Rama po korrupton gjithçka

Nga A2 CNN
26 Janar 2023, 12:23 | Politikë
Arrestimi i zyrtarit të FBI, Kryemadhi: Ku janë

Pas mbylljes së seancës parlamentare, Monika Kryemadhi ka folur përpara mediave në lidhje me arrestimin e zyrtarit të lartë të FBI-së në SHBA, i cili sipas opozitës dyshohet se ka marrë para nga kryeministri Rama për të lobuar kundër saj.

Në reagimin e saj, Kryemadhi kërkoi reagimin e faktorit ndërkombëtar në Shqipëri ndaj Edi Ramës, e cila sipas tij ka korruptuar gjithçka me paratë e vjedhura nga shqiptarët.

“Tribunën e Kuvendit e ka bllokuar Lindita Nikolla, me urdhër të Edi Ramës. Si deputete e thjeshtë është e disata herë që na hiqet e drejta e fjalës. Një kryetare Kuvendi që nuk menaxhon dot sallën, le ta zëvendësojnë dhe të vënë Taulant Ballën. Rama të thotë pse ka frikë kur është kaq i pastër në këtë histori korrupsioni. Dua të shoh të gjithë ata ndërkombëtarë që na kanë treguar peshqit e mëdhenj dhe peshqit e vegjël që na kanë treguar se çfarë ndodh me korrupsionin në Shqipëri, a mund të na tregojnë se çfarë ndodh me të korruptuarin Edi Rama, i cili vjedh para dhe paguan për të korruptuar institucionet ndërkombëtare për të kapur parlamentarizmin dhe gjithçka”, tha Kryemadhi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos