
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ka akuzuar sot opozitën se po përdor situatën në Kosovë për të sulmuar kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë.
Nga foltorja e Kuvendit, Taulant Balla theksoi se Shqipëria është gjithnjë pranë interesave të Kosovës, por, shtoi ai, nuk duhet harruar roli dhe qëndrimet e NATO-s.
“Shqipëria, gjithnjë pranë interesave të Kosovës. Por mos harroni që jemi vend anëtar i NATO-s. Falë kësaj organizate, u bombardua për afro dy muaj, Beogradi dhe sot kemi Kosovën shtet të lirë, të pavarur.”
Teksa i cilësoi kolegët demokratë si “antiamerikanë”, Balla theksoi se lirinë Kosova e siguroi me aleatët ndërkombëtarë dhe kjo linjë, sipas tij, duhet të vijojë.
"Populli i Kosovës, Shqipërinë këtu e ka. Lirinë e arritëm në aleancë me SHBA-në, BE-në, me Britaninë e Madhe dhe duhet të vijojmë ta konsolidojmë." (A2 Televizion)