Zgjedhja e kryetarit të PD, përplasje procedurash mes Bardhit dhe mbështetësve të Bashës

Nga A2 CNN
14 Qershor 2023, 15:59 | Politikë
Zgjedhja e kryetarit të PD, përplasje procedurash mes Bardhit dhe

Në Partinë Demokratike zyrtare vijon përplasja mes mbështetësve të Bashës dhe sekretarit të Përgjithshëm. Për t’i hapur rrugë zgjedhjes së kryetari të ri të PD, Gazmend Bardhi ka kërkuar zyrtarisht një mbledhje të Kryesisë, e cila duhet të thërrasë Këshillin Kombëtar, si organi i vetëm që mund të organizojë zgjedhje në parti. Në shkresën drejtuar anëtarëve të kryesisë, Bardhi i propozon atyre të mblidhen të premten.

Por 7anëtarë të Kryesisë, mbështetës të Lulzim Bashës, kanë injoruar kërkesën e Sekretarit të Përgjithshëm duke propozuar mbledhjen e Kryesisë pasditen e të enjtes. Agjeenda lidhet me ngritjen e grupeve të punës për listat e anëtarësisë, modalitetet e procesit dhe ngritjen  e Komisionit Zgjedhor, të cilat sipas statutit duhet t’i bëjë Këshilli Kombëtar dhe jo Kryesia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos