Tensionet në veri të Kosovës, Harxhi: Nuk është çështje targash, plan rus për destabilizim

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2022, 20:25 | Kosova
Tensionet në veri të Kosovës, Harxhi: Nuk është

Ish-zëvendësministrja e Jashtme, Edith Harxhi, ishte e ftuar në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN nga ku u diskutua për tensionet në veri të Kosovës.

Harxhi u shpreh se kjo nuk është çështje targash, por një plan rus për destabilizimin e Ballkanit.

https://a2news.com/2022/11/08/tensionet-ne-veri-te-kosoves-bogujevci-afati-per-targat-nuk-shtyhet-duhet-te-shtrijme-sovranitetitn/

“Nuk është çështje targash apo kartash identiteti, por është shumë më e thellë se kaq. Është e padiskutueshme që këtu ka një plan rus për destabilizimin e rajonit tonë. Rusia varet nga Serbia për realizimin e këtij plani. Rusët kanë kaluar në një plan të hapur sa i përket mbështetjes së Serbisë dhe planit që kanë për destabilizimit të Ballkanit.

Me Serbinë faktori ndërkombëtar punon për ditë. Shpeshherë ka pasur edhe deklarata të shefit të NATO-s se deri ku mund të tolerohet Serbia në qëllimet e saj”, u shpreh Harxhi. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/11/08/ish-zyrtarja-serbe-ne-kosove-nese-nuk-jep-doreheqjen-te-djegin-makinen/
https://a2news.com/2022/11/08/tensionet-ne-kosove-kurti-e-dime-se-ku-po-shkojme/

A2 CNN Livestream

Latest Videos