Tensionet në Veri, Vuçiç reagon nga Tirana: Duhet të negociojmë për paqe me shqiptarët

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2022, 17:32 | Kosova
Tensionet në Veri, Vuçiç reagon nga Tirana: Duhet të

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, reagoi pas raportimeve se në veri të Kosovës, në ditën e Samitit BE-Ballkani Perëndimor, ka pasur shpërthime dhe të shtëna me armë. Sipas tij, Kosova, në kundërshtim me marrëveshjet e arritura në Bruksel, ka dërguar polici të armatosur rëndë në veri.

“Gjithmonë vras mendjen se kur do të vijë provokimi i radhës, që do të prishë stabilitetin dhe paqen. Sipas të dhënave, nuk kemi informacione për viktima dhe besoj se është e mundshme që kjo të ketë ndodhur. Nuk e di çfarë po u shkon njerëzve në mendje, që shkaktojnë tensione dhe destabilizim çdo javë. Kemi përpara një periudhë të vështirë, por është e rëndësishme që të qëndrojmë pranë njerëzve tanë dhe të negociojmë për paqe me shqiptarët”, tha Vuçiç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos