Tensionet në Veri, Xhaçka: Kurti e Vuçiç të ulen në bisedime, SHBA e BE të jenë këmbëngulës

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2022, 16:46 | Kosova
Tensionet në Veri, Xhaçka: Kurti e Vuçiç të ulen

Qeveria shqiptare i kërkon Aleksandër Vuçiç që të tërheq ushtrinë e vendosur në kufirin e Kosovës. Nëpërmjet një deklarate në Twitter, Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka u shpreh se ky vendim është i rrezikshëm për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“As ushtria e Republikës së Serbisë nuk dotë hyjë në “Kosovë”, as ushtria e Kosovës nuk do të hyjë në ndonjë konflikt të armatosur! Gjithçka ka të bëjë me një shfaqje të politikës së brendshme dhe nuk ka të bëjë me interesat e njerëzve të zakonshëm. Kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe duhet të ndalet për hir të gjithë rajonit tonë”, shkruhet në reagim.

Tensionimi i situatës në veriun e Kosovës nisi me vendosjen e barrikadave të njëpasnjëshme, për të cilën Tirana zyrtare i kërkon udhëheqjes së Serbisë që të mos i justifikojë ato.

Republika e Serbisë duhet të ndalojë së përkrahuri me justifikime të pajustifikueshme ngritjen e barrikadave në veri të Kosovës dhe më në fund të kuptojë se e ashtuquajtura “Kosova & Metohija” ka ikur. Përgjithmonë! Barrikadat nuk mbrojnë asnjë serb në Kosovë, ato vetëm minojnë të ardhmen tonë të përbashkët”, shton ministrja.

Si zgjidhje të kësaj situate të tensionuar, edhe qeveria e Shqipërisë sheh dialogun e nisur nga SHBA-BE si opsioni më e mirë.

“Shqiptarët dhe serbët janë dy kombet më të mëdhenj të këtij rajoni dhe ata janë “dënuar” për të gjetur një rrugë të qëndrueshme drejt një të ardhmeje të përbashkët. Ne u bëjmë thirrje të dy liderëve të ulen dhe të bisedojnë dhe ne i bëjmë thirrje BE-së/SHBA-së që të insistojnë në të. Çdo gjë tjetër përveç dialogut është e dënuar të dështojë mjerisht”, vijon reagimi.

Ky është reagimi i dytë brenda 24 orëve i Qeverisë së Shqipërisë e cila një ditë më parë e quajti ngritjen e barrikadave nga kriminelë të njohur, si një reminishencë e ditëve të errëta të 1990 dhe të Jugosllavisë që nuk ekzistojnë më. (A2 Televizion)

https://twitter.com/xhacka_olta/status/1608124901268901890?s=20&t=s9JToqFenqgT07il_iP2ug
https://a2news.com/2022/12/28/tensionet-ne-kosove-reagojne-shba-dhe-be-po-punojme-me-vucic-dhe-kurtin-per-zgjidhje-politike/
https://a2news.com/2022/12/28/rusia-mbeshtesim-serbine-por-nuk-jemi-ne-pas-tensioneve-ne-kosove/
https://a2news.com/2022/12/28/xhacka-thumbon-nderkombetaret-barrikadat-nuk-jane-mjet-paqesor-do-rishikohej-nocioni-i-bashkejeteses/

A2 CNN Livestream

Latest Videos