Tensionet për teatrin, Balla: Çështjet komunale të mos kushtëzojnë "zgjedhoren"

Nga A2 CNN
20 Maj 2020, 13:57 | Politikë
Tensionet për teatrin, Balla: Çështjet komunale të mos

Numri dy i socialistëve Taulant Balla kërkoi nga Partia Demokratike që të mos kushtëzojë punën për reformën zgjedhore me çështjen e Teatrit Kombëtar.

“Unë kam shpresë që çështjet komunale të mos afektojnë qasjen institucionale të opozitës. Nëse opozita për fajin dhe turpin e vet, kushtëzon ndërtimin e një rruge në Tiranë, ndërtimin e një stadiumi apo këndi lojërash me qasjen institucionale në marrëdhënien kontraktuale me ligjet dhe Kushtetutën e vendit ku bëhet fjalë që lidhur me reformën zgjedhore edhe pse opozita para më shumë se 1 viti e 3 muajsh kreu një akt vetëvrasje të largimit nga institucioni i parlamentit duhet të jetë vetëdije politike për të çdo lider politik që ne duhet që këtë vit të miratojmë reformën zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR”, tha Balla.

Ndërsa kur u pyet mbi propozimin amerikan për ndryshimin e sistemit zgjedhor, Balla tha se kjo duhet të jetë një çështje e dakordësisë së brendshme politike e jo një zgjidhje nga jashtë.

“Për sa kohë nuk komentoj deklaratat e ambasadave. Nuk mendoj se këto çështje duhet të jetë pjesë e propozimeve që mund të vijnë nga miqtë e Shqipërisë. Palët në vend duhet të gjejnë dakordësi për këtë çështje”, u shpreh Balla. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos