Tentativa për kthimin me forcë, Komiteti Olimpik u heq akreditimin dy trajnerëve bjellorusë

Nga A2 CNN
6 Gusht 2021, 13:10 | Sporte të tjera
Tentativa për kthimin me forcë, Komiteti Olimpik u heq akreditimin dy

Dy trajnerë bjellorusë humbën akreditimin e tyre olimpik pas përpjekjes për të kthyer me forcë në atdhe një atlete nga lojërat në Tokio.

Komiteti Ndërkombëtar Olimpik, konfirmoi se Artur Shimak dhe Juri Maiseviç janë larguar nga fshati olimpik. Një hetim lidhur me atë që ndodhi është në zhvillim e sipër.

Rasti i Kristina Timanovskaja, tërhoqi vëmendjen globale pasi refuzoi urdhrin e ekipit bjellorus për t’u kthyer në atdhe. Vrapuesja tani ndodhet në Poloni, ku i është dhënë një vizë humanitare. Ky zhvillim ka ekspozuar edhe njëherë Bjellorusinë, që sundohet prej presidentit autoritar Aleksandër Lukashenko që prej vitit 1994.

Vitin e kaluar, protestat mbarëkombëtare për të kundërshtuar rizgjedhjen e tij u shtypën nga forcat e sigurisë. Kjo solli dhe një fushatë përndjekjeje dhe arrestimesh të opozitarëve dhe aktivistëve që kundërshtonin regjimin e Lukashenkos. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos