
Sy shqiptarë janë arrestuar në Valencia të Spanjës, tha Policia e Shtetit. Në pranga kanë përfunduar E. K., 37 vjeç dhe M. K., 41 vjeç, i cili përdorte një pasaportë të falsifikuar të Maqedonisë së Veriut.
Për të dy vëllezërit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim”, e mbetur në tentativë dhe "Prodhim e mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake".
“Ky operacion tregoi rëndësinë e krijimit të strukturës policore Fast Albania si dhe profesionalizmin dhe besueshmërinë e strukturave të Policisë së Shtetit për të vepruar si të barabartë me homologët”, tha Policia. (A2 Televizion)