Një tjetër kandidat i Bindjes Demokratike tërhiqet nga gara për zgjedhjet vendore më 30 qershor.
Bledar Sinella, kandidati i partisë së re politike për qytetin e Kavajës, ka dërguar një letër KQZ-së ku vendimi i tij justifikohet me faktin se ai “nuk bëhet pjesë e procesit pa opozitën”, madje edhe se Bindja nuk ka firma si parti politike.

Sinella shtoi se “është njoftuar nga media se Bindja Demokratike ka depozituar kandidaturën time në KQZ pa shprehur dakordësinë” e tij përfundimtare.
Kjo është tërheqja e tretë në pak ditë në partinë ku figura më e shquar është ajo e Astrit Patozit.
Më parë janë tërhequr Devis Hebibasi, kandidat i Skraparit dhe Salvator Kaçaj për Lezhën. (A2 Televizion)