Dibra zbardhet nga bora, bllokohet një pjesë e Rrugës së Arbrit

Nga A2 CNN
14 Prill 2023, 09:35 | Aktualitet
Dibra zbardhet nga bora, bllokohet një pjesë e Rrugës së

Zonat malore të qarkut Dibër janë zgjuar, këtë të premte, të zbardhura nga reshjet e borës. Si pasojë e këtyre reshjeve, njoftohet se aksi i rrugës së Arbrit, Bypass- Qafë Murrizë, është bllokuar përkohësisht dhe se po punohet për hapjen e saj.

Policia Rrugore u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas nëpërmjet bypass- Qafë Murrizë, të ndjekin aksin rrugor Klos-Burrel-Ulëz.

Po ashtu, bëhet apel që të gjithë drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, të shmangin lëvizjet e panevojshme, të moderojnë shpejtësinë dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos