
Fluks në hyrje të pikës kufitare të Kapshticës. Dhjetëra mjete me emigrantë shqiptarë që kthehen për festën e Pashkës në Shqipëri janë në radhë për të kaluar doganën.
Mësohet se kjo pikë kufitare po punon me 4 sportele në hyrje dhe 2 në dalje, për të bërë të mundur kalimin e shpejtë të qytetarëve dhe për të shmangur radhën.
Megjithatë, fluksi është krijuar këtë paradite dhe pritet të vijojë edhe gjatë fundjavës. (A2 Televizion)