




Irani testoi me sukses një raketë të re balistike, në një përpjekje të vazhdueshme të vendit për të modernizuar arsenalin ushtarak.
Sipas të dhënave paraprake, raketa e re mund të arrijë një rreze 2000 km dhe testimi i saj vjen dy ditë pasi Shefi i Forcave të Armatosura të Izraelit ngriti alarmin për të pasur një reagim më të fortë kundër programit bërthamor të Teheranit.
Irani, i cili ka një prej programeve më të mëdha raketore në Lindjen e Mesme, shpjegoi se kjo armë mund të arrijë me lehtësi bazat ushtarake të Izraelit dhe ato të SHBA-së që janë të vendosura në rajon.
Raketa Khorramshahr e gjeneratës së katërt, e njohur me emrin Khaibar u lëshua nga një bazë ushtarake, pozicioni i së cilës nuk bëhet me dije dhe goditi në shenjë objektivin e saj. Në manovrën ushtarake morën pjesë dhe disa nga drejtuesit më të lartë të ushtrisë. (A2 Televizion)