Zelensky: Informova Papën për krimet ruse në Ukrainë

Nga A2 CNN
13 Gusht 2022, 10:15 | Bota
Zelensky: Informova Papën për krimet ruse në Ukrainë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë me dije se ka pasur një bisedë telefonike me Papa Françeskun ditën e premte, nëpërmjet së cilës e ka informuar për “krimet ruse” në Ukrainë.

“E informova për agresionin e Federatës Ruse kundër Ukrainës dhe krimet e saj të tmerrshme. I jam mirënjohës Papës për lutjet e tij për Ukrainën”, shkroi Zelensky në Twitter.

“Populli ynë ka nevojë për mbështetjen e liderëve shpirtërorë të botës, të cilët duhet t'i transmetojnë globit të vërtetën për aktet e tmerrit të kryera nga agresori në Ukrainë”, theksoi ai. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/08/10/lufta-ne-ukraine-zelensky-nuk-perfundon-pa-clirimin-e-krimese/

A2 CNN Livestream

Latest Videos