
Gjermania ka zgjatur pezullimin për udhëtimet me Britaninë e Madhe për shkak të shfaqjes së variantit të ri të koronavirusit, deri në 6 janar, pavarësisht rekmandimit të Komisionit Europian.
"Nga 22 dhjetor 2020 deri në 6 janar 2021, kompanitë e transportit janë të ndaluara të transportojnë udhëtarët në Gjermani", thanë autoritetet.
Më herët të martën, Komisioni Europian doli me një rekomandim që iu kërkonte vendeve anëtarë të hiqnin masat dhe të lejonin rifillimin e udhëtimeve të nevojshme me Britaninë.
Por, vendet e BE janë të lirë të vendosin vetë për rregullat në kufijtë e tyre dhe për këtë arsye mund të ndjekin politikat e tyre të sigurisë. (A2 Televizion)