Plastika po vret me qindra deve në Dubai

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2020, 21:19 | Bota

Ndotja nga plastika po vret me qindra deve në Dubai. Alarmi është dhënë nga ekspertët, të cilët kanë zbuluar mbetje plastike në jashtëqitjen e kafshëve.

Marcus Eriksen, i cili studion këto kafshë, ka thënë se devetë kanë gëlltitur deri në 63 kilogramë mbeturina, të cilat më pas depozitohen në barkun e tyre, duke i marrë jetë.

“Plastika imiton ushqimin. Plastika mund të ketë mbetje ushqimore, si vajra dhe kripëra, që janë tërheqëse për devetë”, është shprehur Eriksen.

Studimi i Eriksen tregon se qese, shishe, litarë e plastika të tjera mund të grumbullohen në stomakun e deveve me kalimin e viteve, duke u kalcifikuar ngadalë në një masë të ngurtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos