
Një tërmet i magnitudës 5.3 i shkallës Richter ka shkaktuar panik në Slloveni dhe Kroaci, pak pas orës 6 të mëngjesit.
Epiqendra e tërmetit, me thellësi 10 kilometra, ka qenë pikërisht zona kufitare midis dy vendeve të Bashkimit Europian.
Njerëzit kanë dalë në rrugë, dhe në kryeqytetin Zagreb sinjalizohen disa dëme materiale, por deri në këtë moment asnjë viktimë. (A2 Televizion)