
Rreth 100 efektivë të 6 komisariateve të Tiranës i janë nënshtruar deri më tani testit të drogës ndërsa burime pranë A2 CNN thonë jo zyrtarisht se 20 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.
Disa prej efektivëve mësohet se e kanë kontestuar përgjigjën e dhënë me arsyetimin se mund të jëtënjë gabim i laboratorit privat në kryerjen e ekzaminimeve. Diçka e tillë është bërë dhe për shkak të moshës se efektivëve të cilët janë mbi të 50-tat dhe sipas tyre nuk mund të jenë përdorues të lëndëve narkotike.
Me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit për testin e drogës u kryen 2 analiza. Njëra prej tyre, ajo e gjakut, vërteton praninë e substancave narkotike deri në dy javë. Fillimisht testet nisën në drejtorinë e Policisë së Elbasanit, në Shkodër e më pas në Tiranë.
Testi i drogës, veç komisariateve, është bërë dhe nga disa drejtues në drejtoritë e qarqeve ose ata me gradë por rezultate nuk janë marrë ende. Nga ana tjetër, lista e plotë zyrtare lidhur me testin e drogës në radhët e policisë pritet të publikohet më datë 11 dhjetor ku Policia e Shtetit do të zhvillojë konferencën e përbashkët me Guardia di Finanza lidhur me goditjen e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. (A2 Televizion)