Mbyllet në barazim 1-1 supersfida e javës së 16 të Kategorisë Superiore, mes Teutës dhe Partizanit.
Një rezultat që i shkon për shtat Vllaznisë, që ruajti diferencën prej 9 pikësh në klasifikim ndaj të dyja ekipeve.
Partizani zhbllokoi shifrat pas vetëm 8 minutash lojë, me anë të Asanit. Durrsakët barazuan me Blerim Krasniqin, që goditi saktë pas një harkimi nga këndi, në minutën e 38.
Në minutën e 80, Partizani mbeti me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Valentino Muratajt, gjithsesi pati dy raste të pastra në minutat e fundit të ndeshjes, me Bitrin dhe Çinarin. (A2 Televizion)