
Teuta siguroi një pikë të rëndësishme për renditjen kundër Laçit, në një ndeshje që ishte duke e humbur deri tre minuta para fundit.
“Djemtë e Detit” morën rezultatin e 11-të rresht pozitiv, duke shmangur përsëri humbjen falë një goli tepër të bukur të Sherif Kallakut, i cili anuloi rrjetën e Ndriçim Shtubinës, realizuar në pjesën e parë.
U desh të kalonin disa minuta që skuadrat të rrisnin ritmit, duke ofruar disa aksione të bukura nga të dy krahët. Laçianët shënuan në të 38 kur Fangaj shërbeu bukur për Shtubinën i cili me portën bosh nuk e pati të vështirë ta dërgonte topin në kuadrat.
Në pjesën e dytë, skuadra e Shkëmbit ndryshoi ritëm, por u desh të vinte minuta e 38 për të gjetur golin, që shpëtoi një pikë me një goditje dënimi të ekzekutuar mjeshtërisht.
Teuta mbetet kështu në vend të dytë, me 33 pikë, të paktën deri nesër, kur rrezikon të kalohet nga Kukësi, nëse kjo e fundit fiton, siç edhe pritet, kundër Kastriotit të vendit të fundit. (A2 Televizion)