Media ndërkombëtare Bloomberg bëri bashkë presidentët Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vucic, edhe pse virtualisht. Në dy artikuj të ndryshëm ata folën për marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Thaçi foli me optimizëm, ndërsa Vucic përmendi ferrin.

“Unë dua të besoj se viti 2019 do të jetë viti i marrëveshjes. Kjo është mënyra më e mirë e përparimit për vendet tona dhe për të gjithë Ballkanin Perëndimor”, deklaroi presidenti i Kosovës.
Vucic preferoi tone më të ashpra. “Përfundimi i mosmarrëveshjes midis Greqisë dhe vendit që tani quhet Republika e Maqedonisë Veriore ishte më e lehtë. Për ne do të jetë më keq se ferri.”

E ndërsa Kosova shpreson tek arritja e marrëveshjes me njohje reciproke, Serbia ka bllokuar dialogun dhe kërkon heqjen e taksës 100% ndaj mallrave serbe. Një ujdi për normalizimin e marrëdhënieve mes palëve mund të ishte një shtysë e madhe për ambiciet e anëtarësimit euroatlantik. (A2 Televizion)