"The Favourite" kryeson garën për çmimet e akademisë britanike të filmit dhe televizionit, siç njihen ndryshe, BAFTA.
Filmi ku interpreton Olivia Colman u kandidua për 12 çmime, ndër të cilat për prodhimin, skenarin , regjisorin e aktorët më të mirë.
Në komedinë e vendosur në shekullin e 18-të, mbretëresha Ana portretizohet si një personazh i pasiguritë që ndikohet lehtësisht nga mikesha e ngushtë e saj, dukesha Sarah. Kjo e fundit interpretohet nga fituesja e çmimit Oskar Rachel Weisz.

Kur në oborr vjen shërbyesja Abigeil, lidhja mes tyre vihet në provë, ndërsa të dyja gratë luftojnë për dashurinë e mbretëreshës.
Filmi triumfues në “Golden Globes”, "Bohemian Rhapsody" mori 7 nominime Bafta, po aq sa drama "First Man", filmi i Netflix "Roma" dhe muzikali ‘A Star is Born’, me Lady Gaga dhe Bradly Cooper.
Në kategorinë e filmit më të mirë, "The Favourite" do të garojë ndwr tw tjera me komedinë "Green Book" dhe "A Star Is Born".
Ndërkaq, për trofeun e aktores më të mirë protagoniste Coleman përballet me Glenn Close e Lady Gaga. Sa i përket meshkujve, në garë janë Rami Malek që intereton Fredi Merkuri e Bradly Copper. Fituesit do të shpallen në 10 shkurt. (A2 Televizion)