
Policia e Kosovës ka ndaluar pasditen e së hënës deputetin e Kuvendit të Kosovës, Rasim Demiri. Deputeti i koalicionit VAKAT u ndalua së bashku me një person tjetër në qytetin e Prizrenit ndërsa kishin dalë për gjueti.
Burime nga policia e Kosovës konfirmojnë për mediat se deputeti Demiri u ndalua së bashku me një mikun e tij pasi kishin shkelur orarin e caktuar nga qeveria për të qëndruar në shtëpi për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit.
Sipas policisë, pas verifikimeve rezultoi se deputeti nuk kishte as leje për armën e gjahut që iu gjet me vete.
Pasditen e sotme, në periferi të qytetit të Prizrenit është ndaluar deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Rasim Demiri. Të dy personat janë marrë në pyetje nga policia dhe më pas janë lënë të lirë. (A2 Televizion)