Ekipi elitë ukrainas eliminon një tjetër komandant të Putin

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2023, 11:19 | Bota

Vladimir Putin ka humbur një tjetër komandant të besuar në luftën në Ukrainë. Mediat shkruajnë se gjeneral-majori Dmitry Ulyanov, i rikthyer në shërbimin aktiv pas nisjes së ofensivës, u vra këtë fillim jave gjatë një shkëmbimi zjarri me një grup elitë të ushtrisë ukrainase.

Ulyanov më herët komandonte divizionin e 98 të forcave ajrore, por aktualisht drejtonte një regjiment mjetesh të motorizuara nga Tatarstani.

Ai ka pasur disa nga pozicionet më të rëndësishme në ushtrinë ruse, por lufta në Ukrainë rezultoi fatale për të.

Tashmë, Ulyanov konsiderohet si komandanti më i lartë i ushtrisë ruse që është vrarë në muajt e fundit.

Sipas të dhënave, ai ishte i biri i një komandanti rus, që po ashtu ishte vrarë në shërbim të atdheut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos