Thirrje për ndërhyrje, dhjetëra banorë të Shtrezës në Kukës të bllokuar nga dëbora

Nga A2 CNN
27 Janar 2022, 15:15 | Aktualitet
Thirrje për ndërhyrje, dhjetëra banorë të Shtrezës

Në fshatin Shtrezë, pjesë e njësisë administrative të Shishtavecit në Kukës, banorët pohojnë se janë të bllokuar prej trashësisë së borës dhe prej disa ditësh asnjë mjet nuk futet dot në fshatin e tyre.

Pjesë e bllokuar është vetëm 2 kilometër larg rrugës nacionale të Shishtavecit dhe është bërë thuajse e pamundur që njerëzit të qarkullojnë, edhe për raste emergjencash.

Më vështirë e kanë fëmijët të cilët duhet të shkojnë në shkollë dhe në mungesë të mjeteve duhet të lëvizin në këmbë në rrugën e zënë nga dëbora.

Shoferi që kryen transportin e banorëve nga kjo zonë ka tentuar edhe vetë të zhbllokojë rrugën, por nuk ja ka dalë.

Në të tilla kushte i apelojnë bashkisë së Kukësit të hedhë sytë edhe nga ata. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos