Thumanë, 300 personat e parë do të transferohen në hotelet e Shëngjinit

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2019, 13:57 | Aktualitet
Thumanë, 300 personat e parë do të transferohen në hotelet e

Operacionet e kërkim-shpëtimit në Thumanë kanë përfunduar zyrtarisht, nga momenti që nuk mendohet të ketë persona të tjerë të bllokuar në rrënojat e godinave të shembura.

Tani emergjenca në fshatin e goditur është ndihma logjistik edhe psikologjike ndaj familjeve të goditura.

Burime të A2 konfirmojnë faktin që ditën e sotme një pjesë e banorëve në kampin e Thumanës do të zhvendosen në hotelet e vëna në dispozicion në Shëngjin.   

https://a2news.com/2019/11/28/perfundon-operacioni-i-kerkim-shpetimit-ne-thumane/

Paraprakisht flitet për 300 veta, ku bëhet fjalë kryesisht për kategori të caktuara si fëmijë, gra shtatzëna,  dhe të moshuar, që do të përfaqësojnë valën e parë të transferimit.

Ndërkohë, pritet mbledhja e këshillit bashkiak të Krujës për vendimmarrje mbi pallatet 5 katëshe që janë rrënuar pjesërisht. Pas këtij vendimi IKMT do fillojë procedurat e shkatërrimit të kontrolluar të gërmadhave të mbetura.    (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos