Thumanë, nxirret i pajetë çifti nën rrënojat e pallatit

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2019, 10:30 | Aktualitet
Thumanë, nxirret i pajetë çifti nën rrënojat e

Në Thumanë vazhdon puna e grupeve të shpëtim-kërkimit, ku dy persona të tjerë pa jetë janë nxjerrë nga gërmadhat e një prej pallateve të shembura.  Bëhet fjalë për çiftin e bashkëshortëve Greku.

Operacioni kishte filluar që në orën 07.00, ndërkohë që me nxjerrjen e kufomave operacionet janë ndërprerë sepse nuk mendohet që në atë pallat të ketë ende persona.

Më parë, në Thumanë ishin nxjerrë nga rrënojat dy persona të tjera pajetë, Keli Çupi, 32-vjeçar, dhe babai i tij, Hajredin Çupi, 67-vjeçar.

Me zbulimet e fundit, bilanci i tërmetit të djeshëm përditësohet në 29 viktima.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos