Thyen çdo rekord, kryebashkiaku që pritet të rizgjidhet për herë të shtatë

Nga A2 CNN
15 Maj 2023, 07:40 | Politikë
Thyen çdo rekord, kryebashkiaku që pritet të rizgjidhet

Një rekord në këto zgjedhje pritet të jetë dhe rizgjedhja në detyrë e kryebashkiakut socialist të Maliqit, Gëzim Topçiu.

Teksa janë numëruar vetëm gjysma e kutive të votimit, Topçiu udhëheq me mbi 2600 vota më shumë se rivali i tij i "Bashkë Fitojmë", Alfred Gega, duke shkuar në këtë mënyrë drejt mandatit të tij të shtatë.

Topçiu është zgjedhur për herë të parë në krye të bashkisë së Maliqit kur ka qenë 33 vjeç, dhe tashmë prej 23 vitesh ndodhet në drejtimin e qytetit të tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos