Tirana do titullin, Laçi “Europën”, Partizani pret Vllazninë dhe gabimin e rivalëve

Nga A2 CNN
21 Maj 2023, 10:26 | Futboll
Tirana do titullin, Laçi “Europën”, Partizani pret

Ndonëse 3 javë përpara fundit, Kategoria Superiore ende ka enigma për të zgjidhur përsa i përket titullit kampion, zonës së Europës apo dhe të mbijetuarit të fundit.

Në javën e 34 të saj, Tirana kryesuese do të udhëtojë drejt Laçit ku do të gjejë kurbinasit e motivuar për të luftuar deri në fund për një vend në sezonin e ardhshëm në kupat e Europës.

Kryeqytetasit duhet të fitojnë për të vijuar rrugëtimin drejt titullit kampion pasi ndodhen vetëm dy pikë larg kushërinjve të Partizanit që do të presin në “Arenën e Demave”, Vllazninë.

Edhe kjo përballje pritet të ketë emocione, pasi shkodranët njësoj si kurbinasit synojnë Europën.

Egnatia e vendit të tretë do të presë Erzenin teksa në Ballsh luhet një ndeshja mes Bylisit dhe Kukësit, e konsideruar si një prej finaleve të mbijetesës.

Teuta ka ende shanse për Europën dhe kërkojnë t’i luajnë ato deri në fund duke filluar nga sot në përballjen me Kastriotin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos