Ballkani konfirmohet kampion i Superligës së Kosovës

Nga A2 CNN
20 Maj 2023, 21:01 | Futboll
Ballkani konfirmohet kampion i Superligës së Kosovës

Kanë përfunduar pesë ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës. Ballkani ka mposhtur  Ferizajn me rezultat 2-0.

Surpriza më e madhe për sot ishte Malisheva e cila arriti të triumfonte ndaj Dritës me rezultat 0-1.

Nga ana tjetër, Prishtina mposhti 4-1 Drenicën, Dukagjini doli me pikë të plota duke fituar ndaj Trepçës ’89 me rezultat 3-1, kurse Llapi e Gjilani u ndanë në paqe me rezultat 2-2. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos