
Kur kanë mbetur dhe 3 javë nga fundi I Kategorisë Superiore, fati I titullit kampion nuk është përcaktuar ende. Tirana dhe Partizani vijojnë luftën në distancë ndërsa presioni është i lartë. Bardheblutë luajnë me Laçin në transfertë, një kundërshtar i vështirë dhe që kërkon të blindojë nëj vend në Europë por kryeqytetasit luajnë vetëm me një synim, vetëm për fitore.
“Është përballja e radhës, e vështirë pasi ka edhe 3 javë. Do të jetë kalendar i ngjeshur. Laçi është përballja e parë dhe një skuadër konkurruese e kanë një trajner me shumë eksperiencë e të aftë.uk duhet të biem pre e presionit. Nuk mendoj që duhet të biem pre e presionit dhe nuk mendoj që ndikon. Tek mua jo e jo sepse eksperienca dhe karriera e luajtur, ka pasur shumë momente dhe të ndihmojnë për të pasur një mesatare të duhur të dozës emocionale”, deklaroi trajneri i Tiranës Orges Shehi.
Nga ana tjetër Partizani i Kolelës përballet me Vllazninë e Sedloskit. Për të kuqtë nuk ka rezultat tjetër por vetëm 3 pikë nga kjo sfidë, njësoj dhe për shkodranët që pas fitores me Durrësin, luajnë për objektivin Europë .
“Në këtë moment Vllaznia është e rrezikshme sepse kanë humbur ndeshje dhe kanë fituar në javën e fundit dhe janë në garë për Europën. Ne do të luajmë gjithçka për gjithçka. Nuk jam shumë i zoti për ta thënë sa shanse kemi por e them që duhet të fitojmë të gjitha ndeshjet. Edhe nëse fitonim derbin, do të duhej të fitonim 3 ndeshjet e radhës. Në derbi fatin e kishim në dorë ndërsa tani nuk e kemi më. Kjo është një diferencë”, u shpreh trajneri i Partizanit Giovanni Colella.
Ndërkohë në duelet e tjera, Teuta përballet me Kastriotin, Erzeni udhëton në Rrogozhinë, ndërsa Kukësi luan me Bylisin në transfertë. Të gjitha ndeshjet janë programuar në orën 16: 00. (A2 Televizion)