Theu shpatullën, talenti i Juventusit mbyll sezonin

Nga A2 CNN
19 Maj 2023, 18:11 | Futboll
Theu shpatullën, talenti i Juventusit mbyll sezonin

Përfundon sezoni për mesfushorin e Juventusit, Nicolò Fagioli.

Talenti italian u largua nga fusha me barrelë gjatë ndeshjes së Europa League kundër Sevilla, pasi theu klavikulën dhe tashmë do t’i nënshtrohet operacionit.

“Nicolò Fagioli, i dëmtuar mbrëmjen e djeshme gjatë ndeshjes Sevilla-Juventus, ka pasuar një frakturë në klavikulën e djathtë. Ai do i nënshtrohet testeve të tjera instrumentale në J Medical, më pas do të kryejë një operacion dhe do të nisë procesin e rehabilitimit”, lexohet në njoftimin e klubit bardhezi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos