
Tirana-Erzeni është finalja e Kupës së Shqipërisë në volejbollin për meshkuj. Ashtu si në duelin e parë edhe këtë herë bardheblutë mposhtën 3-0 me sete rivalët historik të Partizanit.
Përtej fitores së pastër të skuadrës së Arben Sakos, skuadrat u shfaqën të barabarta në parket, ku dy setet e para përfunduan me rezultatin 25-23, ndërsa diferenca u bë tek seti i tretë, të cilën bardheblutë e fituan 25-15.
Pas ndeshjes, dy trajnerët u shfaqën të lumtur nga djemtë e tyre, ndërsa premtuan se objektivat e këtij sezoni janë maksimal, si për Tiranën ashtu dhe për Partizanin.
Në finale ,Tirana e volejbollit do të presë Erzenin në ndeshjen e programuar të luhet më 6 mars. (A2 Televizion)