Tirana fiton në minutën e fundit, ruan distancën me Partizanin

Nga A2 CNN
30 Prill 2023, 20:07 | Futboll
Tirana fiton në minutën e fundit, ruan distancën me Partizanin

Tirana fitoi me vuajtje ndaj Kastriotit të vendit të fundit, duke shënuar golin e vetëm të ndeshjes vetëm në minutën e 90.

Ardit Hila shënoi me kokë pas krosimit të Hasanit, duke bërë që bardheblutë të ruajnë diferencën prej 5 pikësh ndaj Partizanit të vendit të dytë.

Tensioni nuk mungoi pas golit të Tiranës dhe Kastrioti e mbylli ndeshjen me nëntë lojtarë, pas kartonëve të kuq për kapitenin Karakaçi dhe Selmanin.

Ndërkohë, Egnatia fitoi 0-4 përballë Vllaznisë, duke u konfirmuar forca e tretë e kampionatit shqiptar. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/04/29/partizani-presion-ndaj-tiranes-erzeni-gjithmone-e-me-afer-zones-se-kuqe/

A2 CNN Livestream

Latest Videos