Tirana-Teuta, finalja e Kupës së Shqipërisë

Nga A2 CNN
15 Korrik 2020, 22:39 | Futboll
Tirana-Teuta, finalja e Kupës së Shqipërisë

Tirana dhe Teuta do të luftojnë për kompeticionin e dytë më të rëndësishëm të futbollit shqiptar.

Durrsakët fituan me përmbysje ndaj Kukësit 2-1 dhe kaluan në finale, pasi ndeshja e parë kishte përfunduar 0-0. Rroca shënoi për Kukësin në minutën e 49, ndërkohë që Kapllani (72’) dhe Hoxha (83’) përmbysën shifrat për ekipin e drejtuar nga Edi Martini.

Më herët, Tirana fitoi 2-0 ndaj Bylisit me gola të Muçit dhe Hoxhallarit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos