
Babai i tij është një nga lojtarët më të mëdhenj i të gjitha kohërave, dhe “xhaxhi” i ulur afër një nga sulmuesit më të etur për gol të dekadës.
Por për Mateon e vogël, vetëm 3-vjeçar, rëndësi nuk ka që është një Messi dhe është ulur pranë Leos gjenial dhe Suarez, rendësi ka që bëhet gol!
Gol bëhet, dhe ai si çdo fëmijë lumturohet. Por reagimi i prindit e huton. “Çfarë bën o djalë!”, duke sikur thotë Leo, dhe “xhaxhi” Suarez duket akoma më i revoltuar! Por pse?
Po sepse goli nuk ishte i Barcelonës, por i kundërshtarëve të Betis, që kaluan në avantazh në ndeshjen debutuese të Barçës, që “blaugranat” në fund do të fitojnë edhe pa yjet që ishin në tribunë fituan 5-2.
Qetësohuni çuna, lejeni Mateon të gëzojë! (A2 Televizion)