
Sipas informacioneve paraprake, forcat e rendit kanë gjetur në një kamion trupin e pajetë të shtetasit V.L. rreth 50 vjeç.
Zbulimi ka ndodhur tek mbikalimi pas qendrës tregtare “Casa Italia”, aty ku ishte parkuar mjeti.
Nga analizat në trup nuk rezultojnë shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Paraprakisht autoritetet dyshojnë se i ndjeri mund të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale. (A2 Televizion)