Vrasja në Laprakë, policia në kërkim të një 19-vjeçari

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2018, 15:27 | Kronikë
Vrasja në Laprakë, policia në kërkim të një

Vrasja e 17-vjeçares dhe plagosja e shokut të saj 23-vjeçar, mbrëmjen e djeshme në Laprakë, dyshohet se ka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit. Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin.

Për gjetjen e të dyshuarit janë angazhuar dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë, ndërsa nuk përjashtohet që ai të ketë dalë nga kryeqyteti. Ndihmesë të veçantë në identifikimin e tij dhanë kamerat e sigurisë, të cilat fiksuan momentin kur 19-vjeçari qëlloi mbi makinën e të rinjve.

Sipas hetuesve, të cilët bene rindërtimin e skenës së krimit, Benga dhe Gjikolaj ishin në një nga lokalet e zonës aty ku dyshohet se nisi dhe konflikti. Pas marrjes në pyetje të dëshmitarëve ata thanë se gjithçka ndodhi brenda ambienteve të lokalit, ndërsa sherri ishte banal.

Pasi të rinjtë dolën dhe iu drejtuan automjetit dy të dyshuarit iu afruan nga pas dhe qëlluan disa herë në drejtim të makinës tip Benz. Këtu Erion Benga mundi të lëvizë automjetin por kjo i shkaktoi vdekjen 17-vjeçares, e cila mori një plumb në kokë. Në momentin qe 23-vjeçari arriti të lëvizte makinën plumbat kapën xhamin e pasmë për të përfunduar në sediljen e parë, ku i morën jetën Griselda Gjikolajt.

17-vjeçarja sipas policisë jetonte në një banesë me qira në zonën e Laprakës, ndërsa Benga nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi u arrestua në vitin 2016 për shantazh. Në atë kohë ai u ndalua nga policia pasi shantazhonte një vajzë se do t’i publikonte një video intime. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos