Tiranë, kanos tre persona dhe qëllon në ajër, arrestohet 39 vjeçari

Nga A2 CNN
26 Janar 2019, 13:25 | Kronikë
Tiranë, kanos tre persona dhe qëllon në ajër, arrestohet 39

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një 39 vjeçar në Tiranë, i cili pas një konflikti  ka kanosur tre shtetas duke qëlluar në ajër me pistoletë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “ Zydi Herri”, në afërsi të mbikalimit të Kamzës, ndërsa pistoleta u sekuestrua në cilësinë e provës materiale nga efektivët e Komisariatit nr.3.

I arrestuari do të ndiqet penalisht për akuzat “Kanosje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos