Tiranë, siriani 30-vjeçar gjendet i vdekur në "Rrugën e Durrësit"

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2022, 10:17 | Kronikë
Tiranë, siriani 30-vjeçar gjendet i vdekur në "Rrugën

Ende nuk dihen shkaqet që kanë sjellë vdekjen e një të riu të huaj në Tiranë, kufoma e të cilit u gjet sot në mëngjes nga kalimtarët e një prej akseve më të populluara të kryeqytetit.

Personi i vdekur, sipas autoriteteve një shtetas sirian me moshë rreth 30-vjeçare, ndodhej në "Rrugën e Durrësit".

Forcat e rendit ndodhen në vendngjarje, ndërkohë  që paraprakisht autoritetet nuk kanë parë shenja dhune në trup, dhe mendojnë se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale, ndoshta edhe si pasojë e motit të ftohtë gjatë natës.

Kryeqyteti shqiptar, si dhe qytete të tjera shqiptare, kanë parë prej muajsh rritjen e emigrantëve, kryesisht nga Siria e shkatërruar nga lufta, të cilët hyjnë ilegalisht, sepse shohin vendin tonë si destinacion transit drejt vendeve të Bashkimit Europian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos