La disa fshatra pa energji, arrestohet autori që dëmtoi shtyllat elektrike

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2022, 17:16 | Kronikë
La disa fshatra pa energji, arrestohet autori që dëmtoi shtyllat

Një 57-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Kurbinit, pasi dyshohet se ka shkatërruar dy shtylla të energjisë elektrike.

Sipas policisë, shtetasi me iniciale S. N., dyshohet se ka shkatërruar dy shtylla elektrike që bëjnë shpërndarjen e energjisë elektrike në disa zona në Laç dhe Lezhë, duke i vjedhur elementet lidhëse (si pllakat e bullonat), ku  si pasojë janë rrëzuar shtyllat elektrike dhe ndërprerë furnizimi me energji elektrike në këto zona.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Shkatërrimi i rrjetit elektrik". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos