Tenderi për menynë e 100 fshatrave, SPAK nis verifikim. Kreu i FSHZH: Procedura nuk ka përfunduar, zhurma në media, presion

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2022, 15:49 | Kronikë
Tenderi për menynë e 100 fshatrave, SPAK nis verifikim. Kreu i FSHZH:

Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka nisur një verifikim për një procedurë tenderuese të Fondit Shqiptar të Zhvillimit për hartimin e një menyje autentike ushqimore në favor të programit zhvillimor të “100 fshatrave”. Burime pranë SPAK, konfirmuan se verifikimi ka nisur vetëm bazuar në publikimet e bëra me media, ku janë ngritur dyshime për abuzim me këtë tender.

Përmes një deklarate për shtyp, kreu i FSHZH, Dritan Agolli, i konsideroi si politikë përbaltjeje këto publikime. Sipas tij, procedura e prokurimit është ende në proces dhe e papërfunduar, pra ende nuk ka një kontratë të lidhur sipas ligjit. “Për këto arsye zhurma që është duke u bërë ne media praktikisht është një ushtrim i hapur presioni për të influencuar në procedurën e prokurimit dhe në vendimmarrje gjë e cila bie në kundërshtim edhe me përcaktimet ligjore për personat apo institucionet që ndikojnë në vendimmarrje”, theksonte kreu i FSHZH.

Deklarata e plotë

Nisur nga fushata e përbaltjes së ditëve të fundit ndaj FSHZH dhe meje si Drejtues i saj, dua të

përcjell qëndrimin tim për opinion publik si vijon:

1. Në mënyrë të vazhdueshme prej politikes së vjetër dhe përfaqësuese të kulturës së baltës sulmohen institucionet dhe drejtuesit për punën dhe rezultatet e tyre. Në këto sulme nuk lihet mënjanë edhe FSHZH, që është një prej organizatave më të suksesshme në gjithë këto vite, ne funksion të zhvillimit rajonal dhe vendor dhe së fundmi dhe ne procesin e Rindërtimit;

2. Turizimi është një prej sektorëve më të rëndësishëm të ekonomisë së vendit tonë dhe me një potencial ende të pa shfrytëzuar, sidomos në zonat me potencial natyror dhe kulturor. Nga studimet e kryera rezulton se kategoritë kryesore të shpenzimeve që bëjnë turistët janë për (i) Transport, (ii) Akomodim dhe (iii) Ushqim e pije, ku shpenzimet për ushqim e pije zënë gati 30% të shpenzimeve totale, gati njësoj me akomodimin dhe diçka më pak se transporti. Në vlerë financiare kjo shifër, për gjithë numrin e turistëve vendas dhe të huaj përgjatë kohës së qëndrimit, llogaritet në një të ardhur prej rreth 1 miliard Euro ne vit.

3. Një përmirësim i këtij produkti turistik do rezultonte me një rritje dhjetëra milionë Euro në të ardhurat për këtë sektor dhe për për këtë arsye FSHZH përfshiu në programin e zhvillimit te “100 Fshatrave” ndërhyrjen për krijimin e produktit autentik ushqimor lokal dhe menynë e 100 fshatrave, që në mënyrë të përmbledhur konsistonte në këto 10 komponentë:

 Komponenti i parë është analiza e traditës së historisë së gatimit në të gjitha zonat që përfshihen 100 fshatrat në te gjithë Shqipërinë, përfshirë identifikimi i të gjithë bujtinave dhe restoranteve aktuale në këto 100 fshatra dhe menytë e ofruara prej tyre, identifikimin e trendeve të reja ushqimore bazuar në vlerat ushqyese dhe ingredientët autoktone të çdo zone etj;

 Komponenti i dytë është hartimi i menysë për ushqimin, pijet dhe ëmbëlsirat për të treja vaktet ditore per sezone të ndryshme dhe në të gjitha krahinat ku shtrihen 100 fshatrat e Shqipërisë. Hartimi i menysë përfshin nga emërtimi i elementëve, historia që duhet të tregohet për secilin prej tyre, ingredientët dhe recepturat e tyre, analiza e kostos për çdo element dhe përshkrimi i procedurës së përgatitjes/gatimit së bashku me video treguese për çdo element.

 Komponenti i tretë është përgatitja e një dokumentari promocional për rrugëtimin dhe përgatitjen e kësaj menuje, që duhet të transmetohet ne kanalet dhe rrjetet sociale të ndryshme, duke krijuar nje bazë të mirë promocionale për këtë produkt turistik në këto zona;

 Komponenti i katërt është botimi i menysë së 100 fshatrave dhe përgatitja e materialeve

digjitale të mësipërme në formate të lehtë për t’u shpërndarë dhe aksesuar;

 Komponenti i pestë është konsulenca për përgatitjen e dokumentacionit dhe regjistrimi i

menysë si markë autentike e riregjistruar si edhe mënyrën dhe marrëdhëniet që mund të

krijohen për dhënien e kësaj marke dhe këtij emri në përdorim nga ofruesit e ndryshëm të

shërbimeve në zonën e 100 fshatrave;

 Komponenti i gjashtë është ngritja e kapaciteteve dhe trajnimi i të gjithë shefave/stafit të

bujtinave dhe restoranteve, disa nivele trajnimi dhe interesi për t’i prezantuar me menynë,

mënyrën e përdorimit etj;

 Komponenti i shtatë është ngritja e një platforme online qe do të shërbejë për publikimin dhe ngritjen e rrjeti të profesionistëve të këtyre zonave për të marrë informacion dhe për të komunikuar dhe ndarë eksperiencat në një komunitet profesional;

 Komponenti i tetë është një program televiziv promocional për ofruesit e shërbimeve ne këto zona dhe stafet e tyre, tip konkursi të shefave, që do bazohet gjate procesit të trajnimeve dhe ngritjen e kapaciteteve.

 Komponenti i nëntë është organizimi i disa eventeve të hapura publike promocionale në formën e panaireve të ushqimit ku shefat e kuzhinës ofrojnë produkte ushqimore që janë pjesë e menysë së 100 Fshatrave.

 Komponenti i dhjetë është ngritja e një sistemi të monitorimit dhe kontrollit të cilësisë dhe trajnimit të vazhdueshëm të produkteve dhe stafit nëpër zona.

Kohëzgjatja e kësaj konsulence do të jetë për 3 vite, ndërsa më poshtë pasqyrohen Termat e Referencës për këtë shërbim konsulence dhe procedura e ndjekur. Procedura e prokurimit ka qenë me dy faza.

1. Faza e parë ka qenë për përzgjedhjen e një liste të shkurtër te kompanive pjesëmarrëse ku në fund të kësaj faze kanë rezultuar dy pjesëmarrës, të cilët janë kualifikuar që të dy nga komisioni i vlerësimit;

Për sa i përket aludimeve të ndryshimit të kritereve, sqarojmë se ky ndryshim është bërë me kërkesë të Agjencisë së Prokurimit Publik (APP) dhe konsistojnë në uljen e kërkesës për kapacitetin teknik dhe rrjedhimisht rritjen e aksesit në pjesëmarrjen e operatorëve ekonomik. Ndryshimi është bërë 5 ditë pas publikimit dhe duke lejuar një periudhë 3 javore deri në hapjen e ofertave.

2. Faza e dytë ka qenë paraqitja e ofertave teknike dhe financiare, ku në bazë të ligjit kriteri teknik vlerësohet me 80% të peshës dhe kriteri financiar me 20% të peshës; Në fund të fazës së dytë është bërë vlerësimi i kombinuar pas hapjes së ofertës financiare dhe renditja e tyre.

Kompania që rezultoi e dyta paraqiti një ankesë për vlerësim, e cila nuk ishte në formën dhe në mënyrën e kërkuar nga ligji. Nga ana e FSHZH-së iu bë me dije kjo gjë kompanisë dhe iu kërkua që t’a plotësonte dhe riparaqiste kërkesën në formën dhe mënyrën e kërkuar ligjore duke i lejuar kohen e mjaftueshme dhe te parashikuar nga legjislacioni. Bashkimi i operatoreve ekonomik i renditur i dyti, ka riparaqitur ankesën në FSHZH dhe pranë Komisonit të Prokurimit Publik. Aktualisht procedura e prokurimit është në proces dhe e papërfunduar, pra ende nuk ka një kontratë të lidhur sipas ligjit. Për këto arsye zhurma që është duke u bërë ne media praktikisht është një ushtrim i hapur presioni për të influencuar në procedurën e prokurimit dhe në vendimmarrje gjë e cila bie në kundërshtim edhe me përcaktimet ligjore për personat apo institucionet që ndikojnë në vendimmarrje.

Çdo subjekt (individ/person fizik/juridik, etj) i interesuar për faktet dhe të vërtetën mund të

aksesojë lehtësisht faqen zyrtare të APP-së dhe të konfirmojë këto të dhëna. Lidhur me çështjen e konflikit të interesit tashmë që kam ardhur në dijeni nga mediat që kanë filluar hetimet për këtë çështje nga organet komptente sqaroj se në këtë pikë tashmë janë këto organe që do të shqyrtojnë dhe vlerësojnë këtë çështje dhe nuk ka më vend për sqarime mediatike.

Në përfundim i shoh në sy me kurajo të gjithë ata që shpifën dhe që i përcollën ato dhe ju them se shpifjet e tyre vetëm më shtojnë bindjen dhe më japin forcë për të ecur përpara në rrugën për zhvillimin e vendit tonë.

Me konsideratë, Dritan AGOLLI

DREJTUES I FONDIT SHQIPTAR TË ZHVILLIMIT (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos