Kontroll në tre burgje, gjenden playstation të përshtatur për komunikim dhe drogë

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2022, 13:39 | Kronikë

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ushtruar kontroll gjatë natës në burgjet e Peqinit, Korçës dhe Elbasanit.

Në përfundim të kontrollit janë konstatuar këto sende të ndaluara: Një orë e dyshuar si celular, dy playstation 3 të dyshuar që përdoren si mjete komunikimi, dy qese plastike me pluhur të bardhë dyshuar për substanca narkotike.

Janë kontrolluar 11 dhoma në IEVP Elbasan në Godinën A dhe B, 13 dhoma në IEVP Peqin dhe 14 dhoma në IEVP Korçë.

Operacioni ku kanë qenë të përfshirë 8 grupe operacionale, është kryer në datën 1-2 shkurt në fashën orare 21:00 deri në 05:45.

Materialet i janë dorëzuar për vazhdimin e veprimeve hetimore oficerëve të SHKKB dhe Sektorit të Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë Elbasan. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos