Lukaku në qendër të kritikave, e preku topin dy herë gjatë pjesës së parë… një herë kur nisi loja

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2022, 21:58 | Futboll
Lukaku në qendër të kritikave, e preku topin dy herë

Romelo Lukaku nuk po kalon një moment shumë të mirë në Chelsea gjatë kësaj sezoni dhe tifozët kanë qenë shumë të irrituar me këtë gjë.

Belgu është sulmuar sërish me mesazhe të shumta nga fansat për përformancën e tij të fundit këtë të shtunë në ndeshjes ndaj Crystal Palace.

Sipas faqes që merret me statistikat e futbollit OptaJoe, Romelo Lukaku e preku vetëm dy herë topin gjatë pjesë së parë të takimit me Palace dhe një prej tyre ishte kur nisi loja.

Belgu e mbylli ndeshjen me shtatë prekje në total, që është një numër i vogël në krahasim me atë që japin sulmuesit.

Fatmirësisht Chelsea doli me fitore nga ky takim me një gol të realizuar nga Ziyech në minutën e fundit të takimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos