Tjetër fitore 1-0, Barcelona i afrohet titullit kampion

Nga A2 CNN
2 Maj 2023, 22:32 | Futboll
Tjetër fitore 1-0, Barcelona i afrohet titullit kampion

Barcelona fitoi me rezultatin e ngushtë 1-0 ndaj Osasunës në “Camp Nou”, në një ndeshje ku pjesën më të madhe të kohës katalanasit luajtën në superioritet numerik.

Sfida u vendos nga goli i Jordi Albës, në minutën e 85.

Barcelona me këtë sukses i afrohet edhe më shumë titullit e tashmë pret vetëm matematikën për të nisur festën.

Pas ndeshjes, trajneri i Barcelonës, Xavi, tha se i shijon më shumë të fitojë duke vuajtur: “Kështu na shkoi ky sezon, luajmë mirë por na mungon efikasiteti para porte”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos