Kombëtarja e femrave, Shqipëria njeh kundërshtarët në Nations League

Nga A2 CNN
2 Maj 2023, 15:43 | Futboll
Kombëtarja e femrave, Shqipëria njeh kundërshtarët në

Përfaqësuesja shqiptare e femrave në futboll njohu kundërshtarët në Ligën e Kombeve. Vajzat kuqezi do të luajnë në grupin B1, aty ku si rivale do të kenë Republikën e Irlandës, Irlandën e Veriut dhe Hungarinë.

Skuadra e drejtuar nga Armir Grima do të synojë ta fitojë grupin, një objektiv me nivel të lartë vështirësie.

Sipas rregullores së aktivitetit të përcaktuar nga UEFA, katër skuadrat fituese të grupeve në Ligën B fitojnë të drejtën të ngjiten në Ligën A. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos