Champions league, Ballkani për të vulosur kualifikimin ndaj Ludogorets

Nga A2 CNN
19 Korrik 2023, 10:48 | Futboll
Champions league, Ballkani për të vulosur kualifikimin ndaj Ludogorets

Ballkani zbret në fushë për të formalizuar kualifikimin në turin e dytë të Champions League. Kampionët e Kosovës luajnë në transfertën me Ludogorets. Edhe pse kundërshtari ka emër të madh, ekipi nga Suhareka është në pozita mjaft komode për të vijuar rrugëtimin në aktivitetin më të rëndësishëm për klube.

Ballkani niset nga avantazhi i ndeshjes së parë, ku fituan 2-0. Rezultati shërben si një garanci për skuadrën e drejtuar nga Ilir Daja, me trajnerin që kërkon ta luajë ndeshjen, pa menduar vetëm për mbrojtjen.

Ndeshja e Ballkanit në Razgrad përballë kampionëve të Bullgarisë luhet këtë të mërkurë prej orës 20:00. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos